Karanxha shpërfilli provat e hetimit/ Mbylli hetimin ndaj personit qe dyshohej se tjetërsoi miliona euro

31/05/2021 19:38

Në historinë e Prokurorisë Shqiptare ka shumë raste kur prokurorët e kanë përdredhur gjuhën për të shpëtuar të akuzuarit. Pas arsyetimeve si rrjetë merimange gjendet arsyeja e mosnisjes së procedimeve penale duke përdorur procedurën edhe pse ka prova për krime.

Një nga këta prokurorë është edhe Ervin Karanxha i prokurorisë së Tiranës. Shikoni se si ai mbylli me procedurë hetimin ndaj një punonjesi te Ministrise se Jashtme, që dyshohej se kishte përvetësuar milionë euro dhurata nga vendet arabe për restaurimin e xhamive në Shqipëri.

Inspektorati i lartë i deklarimit të kontrollit të pasurive kishte denoncuar në vitin 2018 ish ambasadorin. Gjatë kontrollit të pasurive të tij disa milionë euro, kishin gjetur mangësi të mëdha në dokumentacionin dhe justifikimin e pasurive, shpenzimeve të mëdha për udhëtime, dhurata, blerje tokash, apartamente apo edhe para kesh.

Kjo çështje iu ngarkua për ta hetuar prokurorit Ervin Karanxha, i cili kishte në dorë edhe dokumentet sipas të cilës institucioni DPPP, konfirmonte se kishte dyshime të arsyeshme se personi i hetuar të kishte tjetërsuar donacionet e përfituara për qëllime humanitare si dhe për bashkëshorten e tij e cila e ka ndihmuar për të kanalizuar fondet ne një drejtim jo lehtë të gjurmueshëm.

Përmendet një transfero prej 1 milionë euro nga Egjipti, por edhe financime nga Arabia Saudite, të cilat jepeshin për restaurime të xhamive si dhe financime të aktiviteteve të kulturës. Të gjitha këto të dhëna dhe dyshime i ishin referuar policisë.

Megjithatë prokurori Karanxha, përtej fakteve që i japin disa institucione shtetërore që kanë bërë hetim të detajuar ka gjetur që hetimin ta mbyllë me procedurë. Sipas prokurorit, ILDKPI kishte paditur edhe më parë personin ne fjale, dhe pasi ishte vendosur mosfillimi i procedimit penal qe ne 2015. Për këtë arsye sipas Karanxhës edhe ai duhet të vendoste mosfillimin e procedimit penal, ndërsa të gjitha provat dhe faktet e zbuluara nga disa institucione për dyshime për abuzime, fshehje pasurie apo tjetërsim fondesh përfunduan në koshin e mbeturinave.

Prokurori Ervin Karanxha thjeshtë mbylli sytë duke amnistuar cdo krim të dyshuar deri në atë moment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA