Kadilli zbulon përse nuk i ka kërkuar mbështetje Berishës, komenti për Bashën: Merr mbështetje të madhe nga Rama

31/05/2021 21:54

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për garën që do të mbahet më 13 qershor duke treguar se nuk e ka kërkuar mbështetjen e Berishës. Në “Open”, Kadilli tha se nuk i intereson që qasja e tij të lidhet në këtë mënyrë.

Ndërsa për Bashën, të cilin e cilëson si përgjegjës për prishjen e marrëdhënies me aleatët, shtoi se merr mbështetje më të madhe nga Rama se nga Berisha.

Kadilli: Besoj se do të jetë i kujdesshëm për të shmangur përfshirjen e PD në këtë çështje që shqetëson këdo. PD nuk mund të prishet kurrë me aleatët strategjikë dhe jam i bindur që këtë e ka prioritet Berisha i pari në parti. Berisha është institucion i kësaj partie. S’i kam kërkuar mbështetje, jo se s’më intereson por se qasja ime nuk lidhet me këtë mënyrë. Berisha ka dhembshuri më të madhe për PD sesa Basha, i cili është përgjegjës për prishjen me aleatët.

Gjithmonë është menduar se Berisha mbështet Bashën se është produkt dhe investim i Berishës. I është dhënë me dashamirësi cdo lloj politike dhe sot njeriu më i zhgënjyer me të duhet të jetë Berisha. Nuk arriti të krijonte në PD atë që duhet, fitoren dhe ajo që Berisha kërkon më pak është të jetë nr.2, të bëhet me nr.3. Sot Basha mbështetjen më të madhe e merr nga Rama në mënyrë indirekte. Ka mekanizma plot me ofertën se me ty do të vazhdoj. Beteja për votën falimentoi kur afroi datën e zgjedhjeve. E kam kërkuar me këmbëngulje që të kemi një debat të katërt. 

Top Channel