Gjirokastër/ 70-vjeçari bie në humnerë, pas shumë orësh kërkime nxirret trupi i pajetë
31/05/2021 13:09
Një person, rreth të 70-tave, ka rënë në një humnerë prej 200 metrash mëngjesin e sotëm, në Nivicë të Gjirokastrës.
Sipas raportimeve, shtetasi me iniciale A.B., nga Vasjari kishte shkuar në Nivicë për të punuar dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga “Ura e Madhe”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrëfikëse, nxorën trupin e pajetë mesditën e sotme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë, është rrëzuar nga “Ura e Madhe” shtetasi A. B., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj (dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht).
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel