Një hetim i plotë mbi origjinën e COVID-19 në Kinë është kritik për të parandaluar pandemitë në të ardhmen dhe për të shmangur “COVID-32”, paralajmëroi një ekspert.
“Do të ketë COVID-26 dhe COVID-32 nëse nuk e kuptojmë plotësisht origjinën e COVID-19. Kjo është absolutisht kritike”, tha Dr. Peter Hotez, dekan i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Kolegjin e Mjekësisë Baylor, sipas NewYorkPost.
Hotez tha se ai beson se SHBA duhet të bëjë më shumë sesa të fillojë një hetim të inteligjencës në teoritë se virusi u shfaq natyrshëm nga kafshët ose u arratis nga një laborator në Ëuhan tw Kinës.
“Unë personalisht jam i mendimit që ne kemi shtyrë inteligjencën aq sa mundemi”, tha Hotez, duke thënë se SHBA-të duhet të dërgojnë ekspertë në epiqendrën origjinale të pandemisë në Ëuhan.
“Ne kemi nevojë për një ekip shkencëtarësh, gjenealogjistësh, biologësh, ekologjistësh në provincën Hubei për gjashtë muaj deri në një periudhë një vjeçare dhe të zbulojmë plotësisht origjinën e COVID-19”.
Megjithatë, Hotez pranoi se Kina mund të jetë rezistente ndaj një hetimi të plotë.
“Unë mendoj se duhet t’i bëjmë një presion të madh Kinës, përfshirë sanksionet e mundshme për të lejuar një ekip të epidemiologëve dhe virologëve të shquar në Kinë me qasje të pakufizuar në kafshë, njerëz, në mostra [dhe] laborator”, theksoi Hotez.
Ai paralajmëroi se pa “hyrje të plotë”, origjina nuk mund të zbulohet kurrë.
“Unë mendoj se ju me të vërtetë duhet të keni një analizë të hollësishme në lidhje me popullatat e lakuriqëve të natës të gjitha kafshët dhe njerëzit e mundshëm të rezervuarit dhe pa atë, do të jetë me të vërtetë e vështirë për ta përpunuar këtë”, tha ai.
Top Channel