Vllaznia apo Skënderbeu? Finalja e Kupës, kush do ngrejë trofeun!

30/05/2021 18:00

Mbrëmjen e së hënës do të mbyllet përfundimisht sezoni 2020/21 me finalen e Kupës së shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Skuadra shkodrane që vetëm në 90 minutat e fundit humbi titullin kampion për shkak të golavarazhit ka shansin më të mirë që të fitojë një trofe këtë sezon, shans që e ka edhe Skënderbeu që vetëm 2 javë para fundit të kampionatit arriti të sigurojë mbijetesën, me skuadrën korçare që nëse fiton do të marrë pjesë edhe në Conference League. Për trajnerin Thomas Brdaric skuadra e tij duhet të japë maksimumin në këtë finale

Thomas Brdaric: ‘Është pika maksimale që kanë arritur futbollistët tanë për të qenë në ndeshjen më të rëndësishme të këtij kompeticioni. Duhet të jemi në maksimumin tonë që të fitojmë këtë finale. Është shumë e rëndësishme dhe speciale që të ,mbyllim sezonin me një trofe. E njohim Skënderbeun por jemi të bindur se do të fitojmë. E dimë që Skënderbeu ka bërë një pjesë të dytë të sezonit shumë të mirë dhe është ende pjesë e Superiores. Si për mua ashtu edhe për skuadrën, atmosfera është shumë e mire për të luajtur këtë sfidë dhe për ta fituar

Pa dyshim që edhe trajneri i Skënderbeut Migen Memelli nuk e fshehu ambicien e tij për fitoren e Kupës së Shqipërisë.

Migen memelli: Jemi të ndërgjegjshëm për atë që na pret. do të jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj një skuadre që ka bërë mirë në kampionat. Do të shkojmë atje për të marrë kupën pasi edhe Vllaznia dëshiron ta fitojë e ta cojë atë në Shkodër, por ne nuk jemi një skuadër e lehtë për të fituar
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet në orën 19:00 të kësaj të hëne dhe do të transmetohet në platformën Digitalb

Top Channel