Spitali Memorial i Fierit hapi dyert për pacientët tre ditë më parë, më 27 maj.
Sot, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në këtë spital është kryer ndërhyrja e parë kirurgjikale, nga ekipi i përbashkët turko-shqiptar.
Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook” ka përmendur të gjithë mjektë, që kryen këtë operacion të rëndësishëm, për spitalin, që do t’i shërbejë pacientëve të tre rajove të jugut: “Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika”.
Me një kapacitet 150 shtretër,Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.
Top Channel