Komiteti Teknik rishikoi masat duke zgjatur fashën orare të lëvizjes deri në 23.00, ndërsa për baret, restorantet dhe klubet e natës, muzika do të ndalojë një orë më herët.
1 vit e gjysëm pandemi goditi fort këtë sektor, me shumë bare apo restorante që përfunduan të falimentuara. Sektori i shërbimit dhe turizmit zë 20% të totalit që prodhon ekonomia shqiptare dhe për këtë arsye ka një rol jetik.
Zonat kryesore të kryeqytetit duken të tejmbushura nga të rinj që me ardhjen e verës po kërkojnë ambiente për tu argëtuar, por qeveria i kërkon rikthimin në shtëpi në orën 23.00.
Administratorët e lokaleve ndihen të konfuzuar për këtë hapje graduale:
Për pritshmëritë e sezonit veror përpara, mendimet e tyre përplasen.
Top Channel