Ibrahimoviç flet me fjalë të mëdha për sulmuesin shqiptar: Për këtë punë e kemi marrë (FOTO)

30/05/2021 22:45

Ditën e sotme sulmuesi shqiptar Astrit Selmani u bë protagonist duke shënuar penalltinë deçizive që i dha Kupën skuadrës suedeze të Hamarbit në sfidën ndaj Hakenit.

Në finalen e Kupës në Stokholm, i pranishëm në tribunë ka qenë e dhe suedezi Zlatan Ibarhimoviç, i cili ka aksione te skuadra e Hamabri.

Sulmuesi i Milanit ka komentuar golin e sulmuesit shqiptar Astrit Selmani. Ibrahimoviç tha për mediat se goli i sulmuesit shqiptar ishte vendimtar, ndërsa shtoi se Selmani është një lojtar që vendos momentet e rëndësishme në fushë.

“Kjo është arsyeja për të cilën ne kemi nënshkruar me të, për të vendosur këto ndeshje. Ky trofe do të thotë shumë. Nuk ka rëndësi se si luan, ju duhet të fitoni në finale” shprehet Ibrahimoviç për “Sportbladet”.

Top Channel