Nesër priten të mbërrijnë në vendin tonë 11,700 doza Pfizer.

Kryeministri Edi Rama informon se deri tani janë kryer mbi 770 mijë vaksinime, ndërsa vijon pa u ndalur vaksinimi masiv.

Shifrat e infektimit dhe vdekjeve nga covid kanë ardhur duke rënë në vendin tonë, ndërsa nga 1 qershori masat do të lehtësohen.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA