Guardiola flet për finalen e humbur dhe tregon nëse gaboi me formacionin startues

30/05/2021 10:10
PORTO, PORTUGAL - MAY 29: Pep Guardiola, Manager of Manchester City leaves the pitch with their runners up medal following the UEFA Champions League Final between Manchester City and Chelsea FC at Estadio do Dragao on May 29, 2021 in Porto, Portugal. (Photo by Valerio Pennicino - UEFA/UEFA via Getty Images)

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka dalë në mbrojtje të përzgjedhjes dhe taktikave të tij në formacion pas humbjes 1-0 nga Chelsea të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai tha se bëri atë që mendonte se ishte e drejtë për ta fituar këtë ndeshje.

Ai vendosi vendosi ta fillojë ndeshjen pa një mesfushor mbrojtës, ide të cilën shumë njohës të futbollit menduan se e la skuadrën e tij të ekspozuar në humbje.

“Unë bëra atë që mendoja se ishte vendimi më i mirë,” tha Guardiola për “BT Sport”.

“Kevin de Bruyne u dëmtua por kjo ndodh në këtë garë dhe në këto lojëra. Ne kishim nevojë për të gjithë. Ambicia tani është të pushojmë, por pastaj të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ishte hera e parë që ishim në këtë fazë. Shpresojmë se do të jemi përsëri këtu në të ardhmen”, vazhdoi Pep.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për ne. Ishte një lojë e mirë. Ne patëm shanse. Ne ishim të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, ishim të guximshëm dhe nuk mund t’i shndërronim shanset në gol pasi ishin kaq të fortë. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

Top Channel