Egnatia ngjitet në superiore/ Fitoi kategorinë e parë përballë Dinamos, shpejt do të ketë edhe stadiumin e ri

30/05/2021 20:22

Për herë të dytë në historinë e saj si skuadër futbolli Egnatia arritur të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptarë që është kategoria Superiore.

Ata janë kampionët e Kategorisë së Parë dhe sigurisht, në një ekip ku financohet dhe pagat janë të sigurta, një pjesë e mirë e lojtarëve të superiors duan të jenë, por presidenti, Agim Demrozi, në intervistën e tij të parë televizive tregon se synimet e tyre në këtë merkato të verës janë të qarta.

Agim Demrozi / president i Egnatias: Ne do të ecim në një mënyrë të moderuara, projektet tona janë afatgjata, nuk do të bëjmë çmendurira në investime si disa klube të tjera që kanë arritur aty ku kanë arrit. Ne do t’i marrim gjërat një nga një, kemi një projekt afatgjatë siç e thashë edhe më përpara dhe do ecim me këmbë në tokë.
Gjithësesi , kjo skuadër vjen në kategorinë Superiore menjëherë me një investim shumë të madh siç është stadium i cili po bëhet i ri.

Agim Demrozi / president i Egnatias: Jemi në 20% të mbarimit të të gjithë projektit të stadiumit të ri të skuadrës sonë. Kjo është faza e parë ndëkohë që projekti është në tre faza. Kjo fazë e parë konsiston në tribunën qëndrore dhe në fushën e lojës. pastaj është faza e dytë që do të bëhet tribuna karshi dhe hoteli për lojtarët. Pastaj faza tretë është ajo që përfundon të gjitha punimet. Komplet ky projekt shkon në 4.8 milion euro. Faza e parë është 1.2 milion euro.
Investim,e të tilla sigurisht që e bëjnë Egnatian, të paktën në letër një skuadër ambicioze edhe sa i përket edhe rezultateve sportive dhe sinjalin e parë e kanë dhënë jo vetëm si kampionia e grupit të jugut por edhe si fituesja e finales së Kategorisë së Parë përball Dinamos. .

Agim Demrozi / president i Egnatias: Edhe ku luanim në kategorinë e parë të gjithë ishin skeptik, I pata thënë do ngjitemi në Superligë por askush në më besonte dhe me punë ja arritëm objektivit. Sa i përket Superiores objektivi jonë janë 4 vendet e para, dhe ne do t’I mbahemi këtij objektivi do të synojmë Europën.

Top Channel