Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT pas zjarrit që përfshiu fabrikën e tullave në Maminas.
Për pasojë, ësjtë arrestuar 67-vjecari me detyrë përgjigjës teknik pasi akuzohet për mos respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.
Ditën e djeshme, flakët zotëruan për rreth një orë ambientet e reja të fabrikës, kurse tymi pushtoi qiellin.
Forcat zjarrfikëse lokale kërkuan ndihmën edhe të kolegëve në Tiranë për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Top Channel