Forcat Renea, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit kanë zbarkuar ditën e sotme në zonën e Niklës, Fushë Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit janë duke zhvilluar operacion për kontrollin e territorit në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas monitorimeve me drone nga policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF, janë shoqëruar 10 persona ndërsa janë evidentuar kubikë e fidanë kanabisi.
Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.
Top Channel