Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësin e policisë bashkiake në rrugën “Lord Bajron”.
Ndërsa për 46-vjeçarin Kujtim Imeri, u ekzekutua i prokurorit për ta dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.
Gjithashtu një 15-vjeçar është shoqëruar në polici pasi gjatë konflikti në rrugën “Loni Ligori” ka dëmtuar me mjete prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel