Milwaukee Bucks janë shumë pra kualifikimit në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes në NBA. Skuadra nga Wisconsin triumfoi 113-84 ndaj Miami Heat në ndeshjen e tretë të serisë, duke thelluar epërsinë në 3-0. Bucks do t’u mjaftojë vetëm një fitore, që mund të vijë që në sfidën e ardhshme, për të mbyllur llogaritë me ekipin nga Florida.
Giannis Antetokounmpo me shokë e dominuan përballjen që nga perioda e parë, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin. Basketbollisti grek e mbyll lojën me “double-double”, 17 pikë e 17 “rebound”. Më mirë e ai, sa u përket pikëve të shënuara, bënë Khris Middleton, autor i 22 pikëve, dhe Jrue Holiday, me 19 pikë dhe 12 asiste. Miami dështon ndaj Bucks për të tretën herë radhazi, me Jimmy Butler që mundi të shënonte 19 pikë.
Anthony Davis me 34 pikë dhe 11 “rebound” udhëhoqi Los Angeles Lakers drejt fitores së rëndësishme 109-95 ndaj Phoenix Suns në sfidën e tretë. Tashmë kampionët në fuqi, pas një nisjeje të keqe të fazës play off, marrin epërsinë e serisë në 2-1. Përballja u vendos në periodën e tretë, gjatë se cilës Lakers krijuan një diferencë me numër dyshfror pikësh. Davis ishte pa dyshim MVP i ndeshjes, por nuk duhen harruar 21 pikët dhe 9 asistet e LeBron James apo 20 pikët e Dennis Schroder. Skuadrës nga Arizona nuk i mjaftoi “double-double” i Deandre Ayton, autor i 22 pikëve dhe 11 “rebound”.
Shumë më e ekuilibruar sfida e tretë e serisë mes Denver Nuggets dhe Portland Trail Blazers. Ekipi nga Colorado merr avantazhin e faktorit fushë dhe kryesimin e serisë në 2-1, falë suksesit 120-115. Spikati Nikola Jokic me 36 pikë dhe 11 “rebound”. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Austin Rivers me 21 pikë. U shfaq në formë të shkëlqyer për Blazers Damian Lillard me plot 37 pikë, por që rezultuan të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Top Channel