Nga kjo e shtunë hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e procedurës Penale që synojnë të riparojnë një nga defektet më të mëdha të drejtësisë shqiptare siç janë shtyrjet e pambarimta të seancave gjyqësore.

Për këtë arsye çdo kërkesë e paargumentuar për përjashtim gjyqtari nga seanca do të gjobitet me 50 mijë lekë të reja në gjyqet penale.

Kurse fuqizohet roli i gjyqtarit paraprak, i cili merr kompetenca dhe gjykon drejtpërdrejt pa e kaluar ne gjyq themeli dosjen, menjëherë sapo t’i paraqitet kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Por risitë e kësaj pakete synojnë te thjeshtojnë gjykimet dhe te aplikojnë gjykimin e drejtpërdrejtë.

Por për të mos harruar korrupsionin dhe te korruptuarit, të martën hyjnë në fuqi ndryshimet e tjera ku heshtjet e korrupsionit në vlera të vogla si pesë mijë lekë apo 50 mije leke, i hiqen SPAK dhe hetohen nga prokuroritë e zakonshme, për t’ja lënë duart e lira SPAK që të kapë peshkun e madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA