Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij doli fituese, duke u kurorëzuar si kampione e Evropës.
Ai e ka vlerësuar lart sulmuesin Kai Havertz, që shënoi golin e fitores që doli të jetë i vetmi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
“Kai Havertz ishte aq i qetë. Jo vetëm kjo. Ai vrapon si i çmendur. Për këtë ai e meriton këtë. Erdha këtu në vitin 2012 pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Kam dashur të përsëris atë sukses në Ligën e Kampionëve. Është e mahnitshme. Familja ime është këtu, është ditë e veçantë”, ka thënë kapiteni i londinezëve.
Ndërkohë pas ndeshjes foli edhe autori i golit të fitores, Havertz i cili tha se është ndjenjë e pabesueshme kjo që po e përjeton. “Është një ndjenjë e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Havertz pas ndeshjes për BT Sport. “Kam pritur shumë kohë, dhe tani e kam bërë atë. Kam punuar 15 vjet për këtë moment, dhe tani jam shumë i lumtur”, përfundoi gjermani.
Top Channel