Ka arritur në 2 milionë numri i qytetarëve dhe bizneseve të regjistruar në platformën e-Albania.
Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj teksa pohon se vendi do të jetë kampion në fushën e digjitalizimit, si e vetmja mënyrë për të eliminuar radhët e tarifat burokratike.
“2 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruar në platformën e-Albania! 2 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer, pa radhë, pa kosto.
Shqipëria do të jetë kampione e digjitalizimit sepse vetëm përmes shërbimeve online i japim fund pritjeve në radha, lekëve nën duar e zyrtarëve burokratë”, shkruan Karçanaj ndërsa e cilëson platformën e-Albania, pasuri kombëtare.
Në e-Albania aktualisht ofrohen 1207 shërbime, të cilat kanë lehtësuar jetët e qytetarëve dhe bizneseve duke u kursyer më shumë kohë dhe para.
Top Channel