24/05 15:52
Pas një sezoni të dështuar, që kulmoi me zbritjen në Serinë B, Parma ka nisur punën për t’u rikthyer shumë shpejt në elitën e futbollit italian dhe pasditen e sotme ka përzgjedhur edhe trajnerin të cilit do t’i besojë këtë mision.
Bëhet fjalë për ish fantazistin italian, Enzo Maresca, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme si futbollist në kampionatin Italian e atë spanjoll, ndërsa së fundi ka qenë trajner i Manchester City-t U23, ku ka fituar dhe ka vendosur rekorde në Premier League 2.
Presidenti Kyle Krause i ka uruar suksese Marescës në detyrën e re dhe ka konfirmuar mbështetjen maksimale për të ndërtuar një ekip të aftë për t’u rikthyer menjëherë në elitën e futbollit Italian.
Top Channel