Theu xhamat e vitrinës së punonjësve në ambientet e Postës Shqiptare, arrestohet 37-vjeçari

28/05/2021 10:05
Ilustruese

Një 37-vjeçar banues në lagjen 11 janari, Kuçovë është arrestuar nga Policia, pasi ka thyer xhamat e vitrinës së punonjësve në ambientet e brendshme të filialit të Postës Shqiptare në Urën Vajgurore. 

Në lidhje me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkatërrim prone”.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. V., 37 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka thyer xhamat e vitrinës së punonjësve në ambientet e brendshme të filialit të Postës Shqiptare në Urën Vajgurore. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkatërrim prone””, njofton Policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA