“Kafja e madhe” në qytetin e Shkodrës, një godinë historike është shembur, ndërsa fasada është ruajtur.

Gazetarja Anisa Ymeri ka bërë publike fotografitë ku duket se si është rrënuar godina dhe vendi është rrethuar.

Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”, por përveç vendosjes së një pllake, nuk bëri asgjë që të mund të ndalte degradimin e godinës simbol. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”.

Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. Por gjithnjë, prej përmasave që për kohën nuk mund të imagjinoheshin, për të gjithë ruajti emrin Kafja e Madhe.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel