Një 19 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motoçikletën e tij pa leje drejtimi ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeç.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë/ Divjakë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç banues në Kryekuq, Divjakë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Top Channel