Pas përmbytjes nis thatësira/ Telashe për fermerët në Divjakë, kanalet nuk po funksionojnë
28/05/2021 15:20
Pas motit të paqëndrueshëm që shkaktoi probleme për mbjelljet e pranverës, edhe rritja e temperaturave sjell telashe për fermerët të cilët nuk kanë mundësi për vaditje.
Pavarësisht investimeve në sistemin e kanalave vaditëse, ka zona ku fermerët ankohen siç është Mertishi e bashkisë Divjakë ku ata thonë se po u thahen bimët.
Ilir Tafa i cili merret me menaxhimin e ujit të vaditjes në këtë zonë thotë se 5 për qind e tokave nuk vaditen por fermerët e zonës iu kundërvunë me fakte që tregojnë të kundërtën.
Sipas fermerëve disa kanale janë jashtë çdo standardi dhe nuk ua kanë zgjidhur kurrë problemet, por vetëm u shtojnë kostot.
Top Channel