Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre.
Pasi është bërë i mundur lokalizimi i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte shtetasi Kejvin Gjetja policia ka vendosur pika kontrolli dhe më pas ka ndaluar automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte.
Pas kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan 71 doza me lëndë narkotike dhe një sasi lekësh të dyshuar të përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Njoftimi i policisë/ Lezhë
Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për goditjen e paligjshmërisë.
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel