Kreu i SPAK Arben Kraja ka paraqitur raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.
Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale.
Kraja: Gjatë 2020-ës kemi pasur mundësi për të marrë edhe personel administrativ. Ka qenë një sfidë e vërtetë sepse jemi detyruar të punojmë në kushte jo normale. Kemi marrë buxhetin e miratuar paraprakisht. Buxheti ka qenë i mjaftueshëm, rikonstruksioni i godinës ishte planifikuar me fonde dhe ishte realizuar nga qeveria. Blerja e pajisjes së përgjimit ishte realizuar prej tyre. Kemi pasur problematike për realizimin e fondit të pagave. Nuk kishim numrin e nevojshëm të prokurorëve, nuk kishim Byronë e Hetimit. Gjatë 2020-ës kemi përgatitur projektbuxhetin për vitin 2021.
U përgatit dhoma e serverit, salla për vendndodhjen e operatorëve, deri në fund të vitit 2020. Nga tetori i 2020-ës u realizua ardhja e pajisjes, pajisja sot është efektive dhe në punë. Ligji na jep mundësinë të kemi strukturën tonë të inspektimit. Vendosim si prioritet ngritjen e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Kemi punuar në drejtim të krijimit të hapësirës për mobilimit, përzgjedhjes së stafit, dhe fondit për blerjen. Kemi marrë dy nga ekspertët më të mirë në Republikën e Shqipërisë, jemi në fazat e fundit të marrjes së programet. Për të ngritur laboratorin kemi marrë një fond pranë komitetit të Ministrisë së Brendshme. Besoj që brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizë të të gjitha pajisjeve digjitale.
Ndër të tjera komentoi aksesin në bazën e të dhënave duke thënë se po punojnë të marrin akses edhe në sistemin e Europolit.
Kraja: Ligji i jep mundësinë Prokurorisë të ketë akses. Nuk realizohet brenda ditës, kërkon përgatitje. Kemi arritur të bëjmë lidhjen e institucionuit me fibra optike, që duhet për këtë akses. Aktualisht kemi të dhënat e gjendjes civile, gjyqësore, Kadastrën, do marrim akses në bazën e të dhënave të Policisë dhe po punojmë të marrim akses në sistemin e Europolit.
Top Channel