Japonia përgatitet të aplikojë vaksinën Pfizer kundër COVID-19, përfshirë fëmijët mbi 12 vjeç
28/05/2021 10:50
Japonia do të miratojë administrimin e llojit të ri të vaksinës kundër koronavirusit nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer për të gjithë, përfshirë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç.
Media ministri i Shëndetësisë, Norihisa Tamura tha se vaksina Pfizer aktualisht po administrohet në Japoni për grup moshën mbi 16 vjeç.
Ministri Tamura tha se pasi të përfundojnë ekzaminimet deri në fund të muajit ministria do të miratojë administrimin e vaksinës Pfizer për këdo mbi moshën 12 vjeç, përfshirë fëmijët midis moshës 12 dhe 16 vjeç.
Ai theksoi se ata kërkuan nga administratat lokale të bëjnë përgatitjet e nevojshme për administrimin e vaksinës për të gjithë të moshës mbi 12 vjeç.
Top Channel