Gjykata e dënoi autorin me burg të përjetshëm pas 6 vitesh/ Flet vëllai i Donjeta Pajazitit: Do të donim të dinim se kush e ka shtyrë Naserin

28/05/2021 14:37

Pas 6 vitesh, Gjykata Themelore në Pejë, e dënoi më burgim të përjetshëm Naser Pajazitin, si fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

Vëllai i Donjetës, Shkëlqim Pajataziti thotë për “Shqipëria Live” se Naseri nuk ka qenë i vetëm në këtë vrasje ndërsa hedh poshtë spekulimet se e ka nxitur vëllai që të kryejë një veprim të tillë për t’i fshehur lidhjen jashtëmartesore me Donjetën.

Shkëlqim Pajaziti: Do të donim të dinim se kush e ka shtyrë Naserin që të bënte këtë vrasje. Nuk ka mundësi të ketë qenë vetëm se ka qenë i sëmurë, invalid. I kanë pas ardhur disa letra se gjasme vëllai i Naserit kishte lënë Donjetën shtatzënë.

Thonin se vëllai donte të mos e merrte vesh gruaja dhe thërriti Naserin, por se besoj. Në kohën e mëparshme, gjendej brenda 24 orësh autori dhe tani nuk gjendet asgjë.

Top Channel