Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e Lungomares, Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
I plagosuri u dërgua menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore dhe policia njofton se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit tip Peuget me targat AA768 VP është shoqëruar në komisariat, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel