Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në Gjilan të mërkurën.

Policia ka raportuar se në aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull  kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Top Channel