Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur rrëzimin e vendimit lirim me kusht dhe kthimin në burg të Genc Tafilit, i cili u lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

“Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 221 datë 17.05.202 ka vendosur: ndryshimin e vendimit nr. 69 Regj. Themeltar, datë 16,11,2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe rrëzimin e kërkesës Genc Tafili me objekt lirim me kusht. Urdhëroj ekzekutimin e vendimit nr.221 të Gjykatës së Apelit Tiranë për kërkuesin e Genc Tafili. Me ekzekutimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë, Komisariati i policisë Shkodër”, thuhet në vendimin e Prokurorisë, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Tafili fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës, vulën e lirimit të tij e vendosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet edhe vetë pas hekurave.

Për të dënuarin Genci Tafili burgjet lëshuan nëntë raporte pozitive duke nënvizuar “një sjellje shembullore”  të të burgosurit dhe duke tërhequr vëmendjen se i burgosuri ishte korrekt, në gjendje emocionale të qëndrueshme.

Vëllezërit Tafili janë të njohur për drejtësinë shqiptare dhe u akuzuan e dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Pas ngjarjes së vitit 2000, ku veç Arben Zylyftarit mbeti i vrarë dhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit, ky i fundit nisi hakmarrjen, pasi sipas tij, shkaktar për vrasjen e babait ishte shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi.

Admir Tafili arriti t’i bëjë një atentat Pjetrushit në Malësinë e Madhe, por fatmirësisht ai arriti të shpëtonte dhe u largua nga Shqipëria.

Edhe pse i arrestuar, Admir Tafili më 2 tetor të vitit 2010 mori 5 ditë leje për të takuar familjarët. Ai arriti t’u largohej gardianëve dhe pas 6 muajve në arrati, më 18 mars 2011 qëlloi për vdekje dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA