Pastrimi i Shqipërisë nga mbetjet/ 200 vendgrumbullime problematike në të gjithë vendin që kërkojnë ndërhyrje

27/05/2021 19:58

Malet me mbetje digjeshin në atmosferë, për pasojë ajri i ndotur i plehrave të Sharrës vinte deri në qendër të Tiranës. Këto plehra afërsisht për 30 kanë rrezikuar jetën e shqiptarëve.  

Në periudhën  e qeverisë Berisha sipas Strategjisë dhe Planit Kombëtar nga vitit 2011-2017 për menaxhimin e mbetjeve urbane kostoja vjetore mesatare do të shkonte 103 milion Euro. Po çfarë ndodhi me Planin Kombëtar që kishte si qëllim pastrimin e Shqipërisë nga plehrat?  Në periudhën 2011-2017, Shqipëria ka shpenzuar mesatarisht vetëm 5% të kostos totale. Plani Kombëtar dështoi. Kjo është harta e Shqipërisë,,  në të gjithsej ka të shtrira 200 vendgrumbullime plehrash, të cilësuara si bombë mjedisore. 130 prej tyre janë të pranë shtretërve të lumenjve.

Një nga direktivat kryesore të Këshillit Europian, është pastrimi i Shqipërisë nga këto plehra. Për Pasojë që nga vitin 2015 Shqipëria vuri në fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Theksi ishte në mungesën e pikës fundore, pra ngritjen e landifilleve dhe inceneretorëve me kushte optimale  sanitare pra nuk ndotjet toka, ajri, dhe lumenjtë.

Edhe pse në kodrinat e mbetjeve të Sharrës dhe Elbasanit nuk kemi me plehra, por fusha të mbjella me pemë. Pavarësisht situatës të përmirësuar në disa qytete të Shqpiërisë, sipas Progres Raportit të BE, problem metet 200 vendgrumbullimet e mbetjeve urbane të cilat gjendjen në çdo komunë të vendit tonë.

Kuadri ligjor për menaxhimin e mbetjeve është përafruar pjesërisht. Strategjia e re kombëtare 2020-2035 për menaxhimin e integruar të mbetjeve u miratua më 27 maj 2020. Ajo synon përfshirjen e parimeve të ekonomisë qarkulluese në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Mbyllja e vend depozitimeve dhe vendeve të shumta të hedhjes së mbetjeve jopërmbushëse mbetet ende sfidë.

Top Channel