Klajdi Kodra, autori i plagosjes me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë ka histori të shumta të përdorimit të armëve të zjarrit.
Kodra që plagosi sot pasdite 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, është i biri i nën kampiones së qitjes Lindita Kodra.
Ai është përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda, fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur viktima.
Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” ku mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.
Po ashtu në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë.
Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.
Por shtatorin e vitit 2016, Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.
Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qyte. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.
Ndërsa në 2016, ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas një sherri banal.
Top Channel