“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd Kosova po shënon numrin më të ulët të pacientëve me Covid 19, që nga muaji maj i vitit të kaluar kur ishte edhe fillimi i pandemisë.
Trajtim mjekësor në nivel vendi po marrin vetëm 165 pacientë, prej të cilëve 126 janë me oksigjeno terapi dhe 5 në gjendje kritike për jetë.
Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tregon se kjo është situata më e mirë që nga fillimi i pandemisë.
Përmirësimi i situatës epidemiologjike ka bërë që të mbyllen tri klinika që trajtonin pacientë me Covid 19 në Prishtinë, ajo e mjekësisë sportive, anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv.
Infektologu Lul Raka në një përgjigje me shkrim ka sqaruar disa nga faktorët që kanë ndikuar në uljen e rasteve të reja.
“Në këtë epilog kanë ndikuar shumë faktorë, siç janë: zbatimi i masave parandaluese nga vetë qytetarët; ulja e kontaktit të njerëzve, si rrjedhojë e masave kufizuese; përmirësimi i motit, që ndikon në qëndrimin e njerëzve në hapësira të hapura; infektimi i një numri të konsiderueshëm të njerëzve deri tani; vaksinimi, edhe pse simbolik ka mbuluar kategoritë e të moshuarve dhe shumë personave me sëmundje shoqëruese, të cilët e kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë dhe spitalizimit dhe mbikëqyrja nga autoritetet përkatëse (policia e inspektorati)”.
Si rrjedhojë, qeveria pritet të miratoj masat e reja, për çka është propozuar heqja e orës policore, lejimin e punës së bizneseve deri në ora 23 dhe lejimin e organizimit të dasmave nga mesi i qershorit.
Top Channel