“Jo faleminderit”, Zvicra rrëzon marrëveshjen kornizë me BE-në!

27/05/2021 18:28

Pas shtatë vjet negociatash, Zvicra hoqi dorë nga një marrëveshje kornizë e planifikuar me BE për marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti zviceran, Guy Parmelin tha se nuk është gjetur gjuha e përbashkët për disa pika vendimtare, për këtë arsye sipas tij, Këshilli Federal vendosi t’u japë fund negociatave.

Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis garantoi megjithatë, se Zvicra do të mbetet një partner i besueshëm i Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se pret që marrëveshjet aktuale dypalëshe të zbatohen e të vazhdojnë diskutime për marrëveshje të reja.

Në të njëjtën kohë, Cassis premtoi të angazhohet në parlament me qëllimin që të paguhet një kontribut i të mbajtur më parë nga Zvicra për të mbështetur anëtarët e rinj të BE. Bëhet fjalë për 1.3 miliardë franga zvicerane apo 1.2 miliardë euro.

Përveç kësaj, Zvicra dëshiron të bëjë në mënyrë të njëanshme përshtatje në ligjet për BE në fusha të caktuara, në mënyrë që të shmangë pengesat tregtare, tha m,inistrja e Drejtësisë, Karin Keller-Suter. me faktin që i dha fund negociatave, Zvicra e vuri në provë marrëdhënien e saj tradicionalisht të ngushtë me BE. Brukseli këtë javë paralajmëroi për pasoja duke përmendur rrezikun që të mos ketë marrëveshje të reja ndërsa ato të vjetra mund të mos përtërihen.

BE-ja dhe Zvicra kanë negociuar që në vitin 2014 për marrëveshjen kornizë, e cila synon të sjellë nën një ombrellë të vetme marrëveshjet e mëparshme mes të dy palëve. së fundi Zvicra kishte këmbëngulur që nga marrëveshja të hiqeshin çështje të lidhura me punëtorët e dërguar, ndihmën shtetërore dhe lëvizjen e lirë të personave, por BE-ja këtë e refuzoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA