Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë me detyrime paraqitje dhe pa ndalim profesioni 5 marinarët, të cilët në datën 8 janar shpëtuan një gomone me 55 sirianë në bord.
Marinarët u akuzuan për shpërdorim detyre, pasi dy skafistët u larguan në momentin e zbarkimit në portin e Vlorës.
Të 5 marinarët që akuzoheshin për shpërdorim detyre ishin: Bledar Bufaj; Roland Cani; Ardit Alikaj; Sejfulla Beja; Besmir Mece.
Teksa del nga Gjykata e Apelit dhe jep lajmin e shumëpritur për familjarët e marinarëve, avokati i tyre shprehet: “sot Gjykata e Apelit vendosi në vend drejtësinë. Djemtë heronj i keni midis jush”.
Sikurse shihet edhe nga pamjet nënat dhe të afërmit e tyre emocionohen dhe fillojnë të përqafojnë avokatin mbrojtës të të pandehurve, ndërsa një prej tyre thotë se “ata janë heronj”.
Top Channel