Hapja e dosjes së 21 Janarit, Balla: Drejtësia e re duhet t’i shkojë deri në fund me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve

27/05/2021 18:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Parstisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të SPAK për rinisjen e hetimeve të vrasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se krimi shtetëror i 21 Janarit, ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron.

Sipas Ballës, Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Krimi shtetëror i 21 Janarit ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkruan Balla.

Top Channel