Deputetja që mori mandatin e Tom Doshit, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve është Jetmira Rraboshta.

“Dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialdemokrate, në zonën zgjedhore, Qarku Shkodër, zj. Jetmira Rexhep Rraboshta”, shkruhet në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dushi ishte e renditur e 3-ta në listën e Shkodrës në zgjedhjet e 2017 në Partinë Socialdemokrate. Në një letër të firmosur nga ai, menjëherë pas dhënies së dorëheqjes Doshi i kërkonte KQZ ta zëvendësonte atë.

“Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhej në letrën e Tom Doshit.

Top Channel