Gjashtë shqiptarë akuzohen si autorët të të paktën 62 vjedhje në disa provinca të Italisë Veriore, duke përfshirë atë të Lecco, Varese, Milano, Bergamo, Brescia dhe Pavia në Lombardi, Venecia, Verona dhe Padova në Veneto, Parma, Ferrara dhe Rimini në Emilia Romagna, Verbania, Novara dhe Alessandria në Piemonte.
Mediet fqinje shkruajnë se katër prej tyre u identifikuan dhe janë arrestuar. Ata janë një 36-vjeçar, i cili ishte tashmë në arrest shtëpiak në Mozzate nel Comasco, një 35-vjeçar nga Savona dhe një 27 dhe 33-vjeç me vendbanim në Segrate.
Mësohet se shqiptarët janë arrestuar nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Verbania. Nga ana tjetër, dy të arratisurit e tjerë kanë arritur që të humbin gjurmët dhe dyshohet se kanë ikur jashtë Shqipërisë.
Gjatë hetimit dhe bastisjes, hetuesit gjetën një pushkë me kalibër 223 me dy karikatorë dhe 34 gëzhoja dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me dy karikatorë dhe 15 gëzhoja.
Raportohet se armët ishin me plumba në gojë dhe të gatëshme për t’u përdorur.
Rrobat të vjedhura, bizhuteri dhe ora të markave të ndryshme u gjetën dhe sekuestruan. Hetimet në lidhje me këtë rast kanë zgjatur tre muaj.
Hetimet kanë nisur pas një përpjekje për grabitje të kryer në mbrëmjen e 7 nëntorit 2019 në Gignese, provinca e Verbania, ku banditët, kërcënuan me thikë qiramarrësin e një vile.
Top Channel