Në 13 qershor, Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj të ri.
Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për postin drejtues në PD. Zgjedhjet u kërkuan të zhvilloheshin sa më shpejt, pasi e djathta humbi sërish zgjedhjet parlamentare.
Por, nuk kanë munguar kritikat se gara brenda partisë nuk është e drejtë dhe madje kandidatët përballë Bashës, “janë sa për të legjitimuar rezultatin”.
Të njëjtin argument ka dhe gazetari Arion Sulo. Sipas tij, në Partinë Demokratike nuk ka garë të vërtetë.
“Për mua, nuk ka fare garë, nuk ka pasur ndonjëherë. Nuk ka as fushatë dhe as zgjedhje. Ata luajnë për investimin e tyre politik. Kadilli dhe Shehaj, garojnë që të jetë aty pas 4 vitesh, 8 vitesh.
Nuk ka garë, sepse nuk ka debat, nuk ka rregulla. Problemi është që nuk ka pasur garë të vërtetë në vitin 2013, as në vitin 2017. Asnjë parti nuk ka më garë”, thotë gazetari në “Top Talk”.
Sulo flet me bindje se “në 13 qershor do të rikonfirmohet Lulzim Basha në PD”.
Top Channel