Ngjarja e mbrëmshme në Vlorë, ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar, i cili gënjeu policinë duke thënë se është vetëplagosur është zbardhur.
Autori i dyshuar është 18-vjeçari Ersiljo Mataj, i cili u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e tij.
I plagosuri është arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” bashkë me një person tjetër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Vlorë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L. Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.
Top Channel