Burime për Top Channel bëjnë me dije se është vjedhur gjatë natës zyra e njësisë administrative Shënkoll.

Vjedhja në zyrat e kësaj njësie është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Punonjësit e njësisë Administrative Shënkollë, të bashkisë Lezhë, kanë konstatuar dyert e hapura dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve të para mësohet të ketë pasur dëmtime në zyrën që bëhen pasaportat.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA