Reja: Do bëjmë listën për Botërorin/ Kombëtarja po përgatitet për përballjet në qershor me Uellsin dhe Republikën Çeke

26/05/2021 15:33

Përfaqësuesja kuqezi ka filluar grumbullimin këtë mesjavë për ndeshjet miqësore të muajit qershor, më datë 5 me Uellsin dhe më 8 qershor me Çekinë, të dyja këto ndeshje në transfertë. Problematikë në këtë grumbullim me sa duket për trajnerin Edi Reja janë lojtarët që në një pjesë e tyre mungojnë për shkaqe që kryesisht lidhen me kontratat, përveç dëmtimeve.

Edi Reja: Në ndeshjet e Ligës së Kombeve kemi bërë shumë eksperimente, lista është e madhe, e cila sa vjen dhe bëhet më e shkurtër. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati, prandaj nuk po i shikojmë në vazhdimësi. Për ndeshjet e Botërorit, unë do të bazohem të ata lojtarë që janë në formë dhe më japin besim. Ndërkohë një pjesë e mungesave të kësaj liste vijnë edhe për shkaqe të problematikave që kanë disa lojtarë me rinovimet e kontratave me klubet përkatëse.

Pavarësisht se dy ndeshje miqësore si Uellsi ashtu edhe Cekia janpë dy skuadra të kualifikuara në Europian dhe për ne janë një test i rëndësishëm pasi i përshtaten edhe kundërshtarëve të shtatorit që janë eliminatoret e Botërorit me Hungarinë dhe Poloninë.

Edi Reja: Për mua nuk janë dy ndeshje miqësore, por janë ndeshje të rëndësishme për atë që presim. Për këtë arsye edhe pse është një periudhë fundsezoni, duhet që të gjithë lojtarët të tregojnë më të mirën pasi e përsëris nuk ka më kohë për eksperimente, duhet të zgjedh për ndeshjet zyrtare të ardhshme në shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA