Pas vdekjes tragjike të 20-vjeçares në Greqi, bashkëshorti merr vajzën 11 muajshe dhe vendos që…

26/05/2021 09:55

Burri i 20-vjeçares, Karolinë, që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit, mëngjesin e 11 majit, në Glyka Nera, në Greqi, ka vendosur që të ndërrojë vendbanimin.

Ai ka marrë vajzën e tij 11 muajshe dhe ka vendosur të jetojë diku tjetër, por nuk dihet ende se në cilin vend. Ai së shpejti do të zbrazë të gjithë shtëpinë dhe do ta lërë atë përgjithmonë shkruajnë mediet vendase.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet dhe po kërkon mostra të materialit gjenetik në 10 deri në 20 objekte që mendohet se janë prekur ose kanë lëvizur autorët e krimit.

Burri zbulon karakteristikat e autorit

E ndërsa analistët dhe grupi hetimor grek dyshojnë se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetas shqiptarë dhe romë, pjesë të një bande të rrezikshme, bashkëshorti i Karolinë, që mundi t’i mbijetojë sulmit ka zbuluar karakteristikat e njërit prej tyre. Ai thotë se në momentin që një prej grabitësve shkoi për të neutralizuar gruan e tyre, atij i ra kapuçi i zi me të cilin kishte mbuluar fytyrën dhe kështu ai arriti që ta shquante atë, shkruajnë mediet greke. 

Sipas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar dhënë për autoritetet greke ai tha se vrasësi i gruas së tij ishte rreth 30 vjeç, me lëkurë të errët, i gjatë dhe i shëndetshëm. Policia vlerëson se autorët janë persona me elementë të thekuar anti-shoqëror përderisa e mbytën 20-vjeçaren. Ata analizojnë se në tentativën për të mbytur një person duhet kohë dhe në këtë moment ata kanë mundësi të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë gjë duke i marrë jetën të resë.

Kjo tregon qartë qëllimin e tyre “për të vrarë”. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Vrasja është e panevojshme për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin. Policia thotë se autorët mund të kenë përdorur drogë dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë reagimet e tyre.

“E mora vesh që kishte vdekur vetëm kur erdhi policia dhe më liroi”

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme. Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët.

FOTO GALERI
18/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA