Punonjësit e restoranteve kërkuan në prishtinë që të hiqen kufizimet. Ata janë mbledhur në protest në rrugët e kryeqytetit të Kosovës

Protestuesit kërkojnë edhe heqjen e orës policore dhe zbutjen e masave por ekspertët e mjekësisë janë kundër.

Syla: Për momentin i kemi të vaksinuar vetëm 3 përqind e popullatës duhet me ditë që këta që po kërkojnë kanë me pas edhe një fluks nga jashtë që do vijnë dhe ne nuk e dimë se çka do vijë nga jashtë dhe mund të vijmë në një situatë që shtatori-tetori prapë të na zë me një ripandemi që do ishte shkatërruese. Prandaj, konsideroj që të lejon disa masa por jo në ato ekstreme siç disa po kërkojnë sepse nuk e kemi luksin që përnjëherë të lirohen të gjitha.

Përfaqësuesi i mjekëve të Kosovës shprehet kundër largimit të orës policore.

Syla: Unë nuk jam ithtar që të hiqet ora policore, jam ithtar që të zgjatet nëse është sot 22:30 të paktën në deri në orën 24:00 të përfundojë gjithçka dhe kjo mbase në shtetet evropiane edhe pa pandemi mund të ndodh, prandaj, nuk jam ithtar që ora policore të hiqet definitivisht por të hiqet kemi me pas një situatë të këndshme.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga LDK, Armend Zemaj masat aktuale anti-COVID i konsideron si jo efektive, prandaj kërkon rishikim të tyre.

Zemaj: Kjo masë tani nuk është e domosdoshme ka qenë efektive dhe jo produktive dhe që lëndon vetëm shëndetin mendor dhe asgjë tjetër.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se situata epidemiologjike në vend ka krijuar hapësirë për lehtësimin e disa masave.

Rukiqi: Nuk po them se duhet me na dhënë komoditetin të mendojmë që pandemia ka përfunduar por na jep komoditetin të krijojmë disa masa lehtësuese, me zgjat orarin e punës tek të gjithë sektorët me largua kufizimin e lëvizjes që lidhet me orën policore në gjithë territorin e vendit dhe të njëjtën kohë me shikua mundësinë që disa prej bizneseve që nuk kanë punuar fare apo kanë qenë t kufizuar në gjithë pjesën e pandemisë të fillohen dhe të hapen me kushte të respektimit të distancës sociale, të kushteve të tjera që kërkohen me manualet e OBSH-së dhe IKSHP.

Nga Ministria e Shëndetësisë, thotë se masat janë në rishqyrtim të vazhdueshëm dhe për çfarëdo ndryshimi do ketë njoftim.

Top Channel