Halil Lala në zgjedhjet e 26 Majit 1996 garonte për deputet në Mat nën siglën e PS.
Megjithëse kanë kaluar 25 vite, e ka të freskët masakrën elektorale të asaj dite orkestruar dhe dirigjuar nga Sali Berisha.
Halili: Verdikti që dha OSBE ODIHR ishte i prerë “nuk kishte asnjë nen të rregullave zgjedhore që nuk u shkel” tha krye-vëzhguesja e atyre zgjedhjeve.
Dy ditë më pas nga e diela e zezë e atyre zgjedhjeve, socialistët zgjodhën të protestojnë në sheshin Skënderbej me qëllimin sensibilizimin e opinionit ndërkombëtare për grabitjen e zgjedhjeve nga Sali Berisha.
Në shesh u përballën me brutalitetin dhe dhunën e policisë nën drejtimin e Agim Shehut.
Kjo foto e shkrepur nga fotoreporteri Armando Babani, e publikuar në shumë gazeta ndërkombëtare, tregon se dhunës policore atë ditë nuk i shpëtoi edhe një gazetar spanjoll i cili u mor në mbrojtje nga një djalë që shoqëronte Servet Pëllumbin.
Dhunës nuk i shpëtoi as Erion Brace atë kohë gazetar.
Megjithëse i dërrmuar nga shkopinjtë e gomës që e gjakosën, në faqet e parë të Zërit të Popullit publikoi shkrimin me titull “SALI BERISHA SHIHE KRIMIN TEND NE FYTYREN TIME!”.
Edhe Halil Lala pati të njëjtin fat.
26 Maji i vitit 1996 ishte fillimi i shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve në Shqipëri nga pushteti. Deri në atë moment Shqipëria kishte realizuar zgjedhje gjerësisht të pranueshme dhe të pakontestuara. Por frika nga humbja e pushtetit që po pasuronte me shpejtësi një kastë të re politikanësh i detyroi këta të fundit të përdornin dhunën për të mbajtur pushtetin.
Komisionerët u rrahën, kutitë e votimit u mbushën me dhunë dhe opozitarët që protestuan dy ditë më pas u masakruan nga policia politike që drejtohej direkt nga Sali Berisha. 25 vite nga ajo ditë e zezë për demokracinë, Shqipëria ende nuk ka arritur të realizojë zgjedhje të cilat përfundimisht do të quheshin të lira dhe të drejta.
Top Channel