26/12 20:57
Kanë mbaruar pjesët e para të ndeshjeve të kategorisë superiore, dhe Teuta deri tani ka shanset të marrë titullin kampion për shkak se ka një gol më shumë se Vllaznia.
Titulli kampion në Superiore, në 90 minutat e mbetura, është një ekuacion me shumë të panjohura, por “zgjidhjen” me të thjeshtë e ka në dorë Teuta.
Sa i përket garës për mbijetesë, Bylisi duhet patjetër të fitojë me Partizanin dhe të shpresojë që Kukësi t’i marrë pikë Kastriotit, kurse Tirana-Skënderbeu luhet vetëm për të respektuar kalendarin.
Top Channel