Pas Ylber Ramadanit, Bekim Balaj është futbollisti i radhës i kombëtares shqiptare që mbetet pa skuadër. Sulmuesi shkodran ka pritur fundin e kampionatit austriak për t’i dhënë lamtumirën Sturm Grazit, skuadër tek e cila u aktivizua në dy sezonet e fundit, duke regjistruar 54 paraqitje në total dhe 14 gola të realizuar mes Bundesligës austriake dhe Kupës së Austrisë, edhe pse shumicën e këtyre ndeshjeve i nisi nga stoli.

Ka qenë vetë bomberi 30-vjeçar që ka njoftuar zyrtarisht largimin nga Sturm Graz duke i uruar më të mirat ish-skuadrës së tij në të ardhmen.

Balajt i përfundoi kontrata me klubin austriak dhe palët vendosën të mos rinovonin bashkëpunimin me ish-sulmuesin e Tiranës që tashmë është një futbollist i lirë në treg dhe të kërkojë një destinacion të ri për të ardhmen e tij.

Me shumë gjasa Bekim Balaj do ta vazhdojë karrierën në Europë, por nuk përjashtohet as një rikthim i mundshëm i tiji në Kategorinë Superiore me Vllazninë që këtë herë i mundëson Europën dhe do ta priste krahëhapur, edhe pse paga e lartë që kërkon Bekim Balaj mund të jetë një problem, por privatizimi i klubit mund t’i ndryshojë gjërat për mirë dhe tifozët shkodranë mund të shpresojnë rikthimin e Balajt në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA