Të rinjtë po lënë bosh shumë vende pune. Agjencia Kombëtare e Punësimit raporton se rreth 20 mijë persona të moshës 15 – 29 vjeç kërkojnë punë, ndërsa INSTAT raporton se në vitin e fundit u diplomuan rreth 32 mijë studentë.

Edhe pse janë grupmosha me numrin më të lartë të papunësisë, në shumë biznese vendet vakante nuk plotësohen prej muajsh.
Zyra e Punës në Tiranë shpjegon se ndërmjetësimi mes bizneseve dhe individëve nuk mund të kryhet.

Emigrimi është gjithashtu një arsye për lënien bosh të vendeve të punës, ku bizneset raportojnë se edhe gjatë pandemisë, të rinjtë u larguan jashtë shtetit.

Sektori i shërbimit dhe turizmit përbën rreth 20% të prodhimit shqiptar, por gjendja paraqitet alarmante përpara fillimit të sezonit veror.

Punëkërkues të regjistruar (mosha 15 – 29 vjeç)

20 935 persona

Burimi: Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

Të Diplomuar(2020)

Arsimi i Mesëm – 31 662 nxënës

Arsimi i Lartë – 32 889 studentë

Burimi: INSTAT

Top Channel