“Nga dhuna te ligji, siguri apo cenim i lirisë?”/ Exclusive: Çfarë do të ndodhë me ndryshimet e reja ligjore për protestat e dhunshme? Çuli: E pamundur që pushteti të bjerë nëpërmjet dhunës 01/11 23:00
Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të administrojë provat e depozituara nga palët ankimore dhe ato që u depozituan sot nga Partia Demokratike. Po ashtu u vendos rrëzimi i kërkesës së kandidatit të pavarur, Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në lidhje me një sërë fletësh votimi.
Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e PD për kërkimin e 19 provave shtesë, kërkesa e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Bronzi’ dhe qendrën e votimit në këtë shkollë.
Ndërsa dy anëtarë të KAS kërkojnë të dhënat e pajisjes PEI që të administrohen si provë.
Mbledhja e KAS është pezulluar dhe do të rifillojë në orën 17.00 dhe pritet të merret vendimi për qarkun Durrës dhe Shkodër.
Top Channel