Anti mafia italiane ka arrestuar 13 anëtarët e një rrjeti droge që përbëhej nga kolumbianë, shqiptarë dhe italianë.

Katër shtetas shqiptarë kishin krijuar dy banda që merreshin me transportin e hashashit nga Shqipëria për t’ja shitur më pas mafies dhe trafikantëve lokalë të drogës.

Anti mafia italiane ka goditur një rrjet trafikantësh shqiptarë e kolumbianë që merreshin me trafik droge, kokainë dhe hashash. Gjithsej janë 13 persona pjesëtarë të dy bandave të cilat ishin përçarë dhe që kishin nisur aktivitetin veç e veç. Një nga dy organizata kriminale përbëheshin nga shqiptarë.

Organizata e parë e goditur ishte ajo e ndërtuar nga kolumbianët, të cilët merreshin me trafikun e kokainës nga Amerika Latine. Organizata e dytë ishte krijuar nga shqiptari Viktor Dalipaj 46 vjeç lindur në Shqipëri dhe Petraq Troka i njohur si Pietro, 33 vjeç lindur në Shqipëri.

Bashkë me ta ishte edhe një italian nga Katiania me emrin Adriano Spina. Por edhe banda e tyre u përça dhe u krijuar një grup i përbërë nga shtetas shqiptarë, që drejtoheshin nga Julian Hoxhaj i njohur me emrin Juli, 29 vjec nga Vlora dhe Indrit Karafili i njohur edhe si Endri, 34 vjeç. Ata janë përgjegjës për dërgimin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria, të cilat më pas iu shiteshin organizatave kriminale në Siçili.

Në grupin e dytë të drejtuar Sebastiano Lombardo, Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci, ishin blerësit e marijuanës nga grupi i Hoxhaj dhe Karafili dhe më pas e shitën përsëri në Catania. Nga operacioni u kap një sasi prej 365 kilogramëve marijuanë dhe kokainë, të destinuara për tregun e Katanias. Operacioni u kodua me emrin Kokorito. Të arrestuarit janë 5 kolumbianë, 4 shqiptarë dhe 4 italianë

Top Channel